Bota

Lëvizje e papritur, Lista Serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës, 10 deputetët kanë marrë mandatin

Lajmin e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, kryekëshiltari i kryetarit të parlamentit të Kosovës Glauk Konufca, i cili tha se ditën e sotme është proceduar me regjistrimin e tyre. Konjufca e ka lexuar edhe formën e betimit të cilën e kanë nënshkruar deputetët.

17 Nëntor 2022, 10:26 Nga d.a.
Lëvizje e papritur, Lista Serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës,
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe dhe një deputet i partisë pasuese në listë janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, kryekëshiltari i kryetarit të parlamentit të Kosovës Glauk Konufca, i cili tha se ditën e sotme është proceduar me regjistrimin e tyre. Konjufca e ka lexuar edhe formën e betimit të cilën e kanë nënshkruar deputetët.

Ky vendim erdhi pasi më datë 5 nëntor deputetët e Listës Serbe hoqën dorë nga mandati i tyre pas vendimit të qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave. Ata gjithashtu dhanë dorëheqjen nga kryesimi i 4 komunave serbe në veri si dhe nga të gjitha insititucionet shtetërore si policia, prokuroria, gjykata etj. Listra serbe vendosi dy kushte për rikthimin, ep ara shtyrja e vendimit për targat dhe e dyte formimi i Asosacionit.

dorehiqet lista serbe mblidhet kuvendi i kosoves ilir kërçeli glauk konjufca

Sondazh

Poll

Bota 17 Nëntor 2022, 08:48 A.B

Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Avioni Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arrestua bosi i dyshuar i drogës Zeljko Bojaniq në Stamboll, ku ...