Bota

Çfarë ndodhi? Xi Jinping akuza Trudeau: Gjithçka që kemi diskutuar ka dalë në gazeta

Përpara se zoti Trudeau të përfundonte, presidenti Xi ndërpreu bisedën me homologun e tij dhe kërkoi që ai së pari "të krijonte kushtet", duke i shtrënguar dorën Trudeau dhe duke u larguar.

17 Nëntor 2022, 08:53 Nga a.l
Çfarë ndodhi? Xi Jinping akuza Trudeau: Gjithçka që kemi
Justin Trudeau dhe Xi Jinping

KINË- Presidenti i Kinës Xi Jinping ka akuzuar Justin Trudeau për zbulimin e detajeve të takimit, disa ditë pasi ata zhvilluan bisedime në samitin e G20 në Bali. Presidenti Xi i tha kryeministrit kanadez, përmes një përkthyesi, se kjo ishte e papërshtatshme dhe e akuzoi atë për mungesë "sinqeriteti".

Ka dyshime se rasi i referohet raporteve se zoti Trudeau diskutoi spiunazhin e dyshuar kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet kanadeze në mbledhje, shkruan BBC.

"Gjithçka që kemi diskutuar ka rrjedhur në gazeta dhe kjo nuk është e përshtatshme," i tha udhëheqësi kinez zotit Trudeau në Mandarin.

Pasi buzëqeshi dhe tundi kokën, kryeministri kanadez u përgjigj duke thënë "në Kanada besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi".

"Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk pajtohemi," shtoi ai.

Përpara se zoti Trudeau të përfundonte, presidenti Xi ndërpreu bisedën me homologun e tij dhe kërkoi që ai së pari "të krijonte kushtet", duke i shtrënguar dorën Trudeau dhe duke u larguar./ Dosja.al

justin trudeau xi jinping

Sondazh

Poll

Bota 17 Nëntor 2022, 08:48 A.B

Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Avioni Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arrestua bosi i dyshuar i drogës Zeljko Bojaniq në Stamboll, ku ...

Bota 17 Nëntor 2022, 08:14 A.B

DW: Trump nuk duhet nënvlerësuar

Donald Trump Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që i prisnin të gjithë, përmes faqes së t...