Bota

Historike në SHBA- Jepet “drita jeshile” për mishin e prodhuar në laborator, FDA jep aprovimin

Produkti është prodhuar nga kompania "Upside Foods", i cili përdor qelizat shtazore për të prodhuar mish në rezervuarët e bio-reaktorëve të inoksit.

17 Nëntor 2022, 09:55 Nga k.m.
Historike në SHBA- Jepet “drita jeshile” për mishin e
Foto ilustruese

SHBA- Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë për herë të parë miratimin e saj për tregtimin e një produkti të mishit të shpendëve, i cili është zhvilluar me metoda laboratorike dhe është i destinuar për konsum njerëzor. Është mishi i pulës që është kultivuar në laborator, duke u përdorur si lëndë të parë qelizat e kafshëve të gjalla.

Produkti është prodhuar nga kompania "Upside Foods", i cili përdor qelizat shtazore për të prodhuar mish në rezervuarët e bio-reaktorëve të inoksit. Kompania, e cila u themelua në vitin 2015 dhe është e vendosur në Berkeley, Kaliforni, dhe tashmë ka investuar qindra miliona dollarë, siguroi se produkti i saj është i sigurt për njerëzit dhe FDA ra dakord.

"Bota po përjeton një revolucion ushqimor dhe FDA është e përkushtuar të mbështesë inovacionin në furnizimin me ushqime,"- thuhet në një deklaratë të lidhur nga zyrtarët e autoritetit. Megjithatë, përpara se mishi i rritur në laborator të mund të dalë në treg, ai duhet të miratohet nga Shërbimi i Ushqimit dhe Shërbimi i Inspektimit i Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së.

Pula e rritur në laborator iu shërbye pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të klimës COP27 në Egjipt. Një tregues se kërkesa është në rritje për alternativa ndaj mishit të kultivuar artificialisht ka implikime të rëndësishme për ndryshimin e klimës, për shkak të emetimeve të shumta të "gazeve serrë" që lëshohen në zinxhirin e prodhimit.

fda

Sondazh

Poll

Bota 17 Nëntor 2022, 08:48 A.B

Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Avioni Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arrestua bosi i dyshuar i drogës Zeljko Bojaniq në Stamboll, ku ...

Bota 17 Nëntor 2022, 08:14 A.B

DW: Trump nuk duhet nënvlerësuar

Donald Trump Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që i prisnin të gjithë, përmes faqes së t...