Bota

Shpërthimi në Poloni/ Biden kundërshton pretendimin e Zelenskyyt se raketa nuk ishte ukrainase

Tre zyrtarë amerikanë kanë thënë se vlerësimet paraprake sugjerojnë se raketa është gjuajtur nga forcat ukrainase në atë ruse në hyrje.

17 Nëntor 2022, 08:35 Nga a.l
Shpërthimi në Poloni/ Biden kundërshton pretendimin e Zelenskyyt
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka kundërshtuar pohimet e Volodymyr Zelenskyy se një raketë që ra në Poloni dhe vrau dy persona nuk ishte me origjinë ukrainase. Presidenti i Ukrainës tha të mërkurën se ai nuk kishte "dyshim" se raketa "nuk ishte ukrainase" dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tij që të kenë akses në vendin e shpërthimit.

Biden ka thënë se trajektorja sugjeron që raketa nuk ka gjasa të ketë ardhur nga Rusia dhe, i pyetur të enjten në lidhje me komentet e Zelenskyy për këtë çështje, ai u tha gazetarëve: "Kjo nuk është prova", shkruan Skynews. 

Tre zyrtarë amerikanë kanë thënë se vlerësimet paraprake sugjerojnë se raketa është gjuajtur nga forcat ukrainase në atë ruse në hyrje. Ukraina mban rezerva armatimi të prodhimit sovjetik dhe rus, duke përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore, dhe gjithashtu ka sekuestruar shumë më tepër armë ruse, ndërsa ka mposhtur forcat e Kremlinit gjatë konfliktit - tani në muajin e nëntë./ Dosja.al

raketa ne poloni

Sondazh

Poll

Bota 17 Nëntor 2022, 08:14 A.B

DW: Trump nuk duhet nënvlerësuar

Donald Trump Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që i prisnin të gjithë, përmes faqes së t...