Bota

FOTO/ E rëndë në SHBA, automjeti godet policët e akademisë gjatë vrapimit të mëngjesit

Policia ka nisur menjëherë hetimet pasi mbetet ende e paqartë dhe e mbulur me dyshim shkaku i këtij incidenti që mund të kishte përfunduar tragjikisht. Deri më tani hetuesit nuk kanë dalë në një përfundim nëse incidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit apo ishte i qëllimshëm. 

16 Nëntor 2022, 21:57 Nga e.k
FOTO/ E rëndë në SHBA, automjeti godet policët e
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grup prej 22 rekretush të cilët po bënin vrap janë plagosur pasi janë përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili sipas Policisë ishte në efektin e lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 e mëngjesit.

Rekrutët po stërviteshin në akademinë e Sherifit dhe Shërbimeve Rajonale, që gjendet rreth 1.5 km larg vendit të incidentit. Shkaqet apo motivet e incidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet. Një rezident i zonës tha për rrjetin Fox 11 se rekrutët e rinj të policisë vrapojnë shpesh në këtë zonë në grupe të medha dhe mbajnë gjithmonë jelekë fosforeshentë për tu dalluar më mirë nga makinat. 

FOTO/ E rëndë në SHBA, automjeti godet policët e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka nisur menjëherë hetimet pasi mbetet ende e paqartë dhe e mbulur me dyshim shkaku i këtij incidenti që mund të kishte përfunduar tragjikisht. Deri më tani hetuesit nuk kanë dalë në një përfundim nëse incidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit apo ishte i qëllimshëm. 

shba

Sondazh

Poll