Bota

Alarme për bomba në shkolla, Ministri i brendshëm maqedonas: Sulm hibrid, së shpejti do zbulojmë një autor

Ai tha se institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë, ndërsa mbetet në qëndrimin se ky është një sulm hibrid ndaj shtetit.

16 Nëntor 2022, 20:29 Nga I.A
Alarme për bomba në shkolla, Ministri i brendshëm maqedonas: Sulm
Oliver Spasovski

SHKUP- Edhe gjatë ditës së sotme për të disatën ditë me radhë, 7 shkolla të mesme të Shkupit ndërprenë procesin mësimorë, pasi rreth orës 9:30 në emailet e tyre erdhën mesazhe se nëpër godinat e shkollave janë të vendosura bomba. Pas verifikimit, policia njoftoi se bëhet fjalë për alarme të rreme.

“Menjëherë pas raportimeve të marra, shërbimet policore kanë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt të shkollave dhe më pas janë bërë kontrolle të detajuara nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rreme”, njoftojnë nga MPB.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski zotohet se shumë shpejt do të zbulohet njëri nga personat që dërgon postat elektronike me alarm të rrejshëm për bomba nëpër shkollat e mesme. Ai tha se institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë, ndërsa mbetet në qëndrimin se ky është një sulm hibrid ndaj shtetit.

“Unë vazhdoj të jem në qëndrimin se ky është një sulm hibrid mbi shtetin se është akt monstruoz pasi që pa dallim kush e bën këtë e bën me qëllim që të shqetësojë fillimisht nxënësit, prindërit , kuadrin e mësimdhënësve dhe të gjithë shtetin. Institucionet janë të përkushtuar maksimalisht në këtë pjesë, unë pres shumë shpejt, për një kohë të shkurtër të kemi realizim të zbulimit të njërit prej kryerësve”, deklaroi Spasovski.

oliver spasovski

Sondazh

Poll