Bota

Incidenti me raketa në Poloni, ambasadori polak thirret në Ministrinë e Jashtme ruse

“Po”, tha Zakharova, duke komentuar raportet se ambasadori polak ishte thirrur në ministri.

16 Nëntor 2022, 20:17 Nga I.A
Incidenti me raketa në Poloni, ambasadori polak thirret në
Maria Zakharova

RUSI- Ambasadori polak në Moskë Krzysztof Krajewski është thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse ditwn e sotme. Kwtw e bwri tw ditur zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Po”, tha Zakharova, duke komentuar raportet se ambasadori polak ishte thirrur në ministri.

Mediat raportuan të martën se një raketë ra në një rajon polak në kufi me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se analizat paraprake sugjerojnë se incidenti me raketa në Poloni ishte shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat ruse nuk kishin kryer asnjë sulm pranë kufirit polak dhe se fotot e qarkulluara në media nuk kishin të bënin me armët ruse.

krzysztof krajewski maria zakharova

Sondazh

Poll