Bota

Drejtori i Inteligjences britanike: Ka pasur kërcënime nga Irani për rrëmbimin apo vrasjen e disa qytetarëve në Britani

McCallum tha se ndërsa Teherani po përdorte dhunën për të heshtur kritikët në vend, "shërbimet e tij agresive të inteligjencës" po projektonin një kërcënim të drejtëpërdrejtë ndaj Britanisë. 

16 Nëntor 2022, 21:29 Nga e.k
Drejtori i Inteligjences britanike: Ka pasur kërcënime nga Irani
Ken McCallum

BRITANI- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Sigurisë i njohur si MI5 Ken McCallum deklaroi se shërbimet e inteligjencës iraniane kanë bërë të paktën 10 përpjekje për të rrëmbyer apo edhe vrarë shtetas britanikë ose individë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të konsideruar nga Teherani si një kërcënim. McCallum tha se ndërsa Teherani po përdorte dhunën për të heshtur kritikët në vend, "shërbimet e tij agresive të inteligjencës" po projektonin një kërcënim të drejtëpërdrejtë ndaj Britanisë. 

“Irani projektoi kërcënime "direkt" në Mbretërinë e Bashkuar përmes shërbimeve të tij të inteligjencës agresive. Kjo përfshin ambiciet për të rrëmbyer apo edhe vrarë shtetas britanikë ose me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të perceptuar si armiq të regjimit. Ne kemi parë të paktën 10 kërcënime të tilla të mundshme vetëm që nga janari," tha ai.

Javën e kaluar, Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly tha se kishte thirrur diplomatin më të lartë të Teheranit lidhur me kërcënimet e supozuara nga forcat iraniane të sigurisë ndaj gazetarëve në Britani. Të hënën, Britania tha se kishte sanksionuar disa zyrtarë iranianë, përfshirë ministrin e komunikimit të qeverisë dhe shefin e policisë për "shtypjen e dhunshme të protestave" të shkaktuara nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare në paraburgim.

iran ken mccallum britania e madhe

Sondazh

Poll