Bota

60-vjeçari masakron me thikën e kuzhinës gruan në sy të djemve në Itali, më pas vetëvritet duke u hedhur nga mbikalimi

Pas një konflikti ai e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten, duke parë skenën e tmerrshme njëri nga djemtë ka tentuar të ndalë të atin duke u plagosur dhe vetë në dorë. Në momentin që ai është munduiar të ndalë të atin djali tjetër ka dërguar nënën në spital.

16 Nëntor 2022, 19:03 Nga e.k
60-vjeçari masakron me thikën e kuzhinës gruan në sy
Foto Ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Salerno të Italisë. Sipas mediave italiane një 60-vjeçar ka vrarë me thikën e kuzhinës gruan në sy të djemve të tyre. Pas ngjarjes ai ka dalë nga banesa dhe është vetëvrarë në një mbikalim të "Autostrada del Mediterraneo".

Gruaja është transportuar menjëherë në spital por nuk ja ka dalë ti mbijetojë plagëve të marra duke mbërritur e vdekur në duart e bluzave të bardha. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një kohë që në shtëpi ndodheshin çifti dhe dy djemtë e tyre. Pas një konflikti ai e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten, duke parë skenën e tmerrshme njëri nga djemtë ka tentuar të ndalë të atin duke u plagosur dhe vetë në dorë. Në momentin që ai është munduiar të ndalë të atin djali tjetër ka dërguar nënën në spital.

Si pasojë e vetëvrasjes së autorit për disa minuta "Autostrada del Mediterraneo" ka qëndruar e bllokuiar për automjetet. Policia po heton dinamikën e ngjarjes ndërkohë pritet dhe dëshmia e dy djemve të cilët ishin dëshmitarë në vendngjarje.

itali policia italiane

Sondazh

Poll