Bota

Dialogu me Serbinë, Bislimi del jashtë kontollit: S’jam Nostradamus, duhet të rritet serioziteti

Në momentin kur gazetarët e pyetën për mundësinë e daljes nga kriza, Bislimi u tha se gjërat nuk duhet të diskutohen në publik.

16 Nëntor 2022, 15:32 Nga I.A
Dialogu me Serbinë, Bislimi del jashtë kontollit: S’jam
Besnik Bislimi

BRUKSEL- Zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me Serbinë sa i përket çështjes së targave. Në momentin kur gazetarët e pyetën për mundësinë e daljes nga kriza, Bislimi u tha se gjërat nuk duhet të diskutohen në publik. Për takimet e radhës javën tjetër tha se nuk është “Nostadamus” që të parashikojë, por është zyrtarë i lartë i shtetit.

“Nuk ka as një marrëveshje për këtë. Nuk ka propozim nga Bashkimi Evropian, jemi duke diskutuar. Nuk mundem tash me diskutuar këtu opsione që kam diskutuar atje, duhet pak me rrit seriozitetin. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësin e daljes nga kriza po nuk ka dakordim edhe nuk ka logjikë me diskutuar në publik. Vjen e marta pas të hënës, nuk e di çka do të ndodh. A e din çka do të ndodh, unë nuk jam Nostadamus jam zv. kryeministër. Nuk e di çka do të ndodh të hënë, jemi duke diskutuar a jeni duke kuptuar”, tha Bislimi.

Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.

besnik bislimi

Sondazh

Poll