Aktualitet

'Nuredin Dumani doli nga qelia'/ Artan Hoxha tregon "skandalin": Akoma s'kanë pyetur OTIN, po hyri AK-47 në lojë i çon në varreza

Artan Hoxha tha se biznesmeni Elton Kila, i njohur në zonë i "Oti" ishte në shenjëstër për t'u vrarë, tashmë për herë të dytë.

16 Nëntor 2022, 13:21 Nga k.m.
'Nuredin Dumani doli nga qelia'/ Artan Hoxha tregon
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha u ndal sot tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili sipas tij ka pasur në celularin e tij, kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibejt në Elbasan. I ftuar në emisionin "AbcLive", Artan Hoxha tha se biznesmeni Elton Kila, i njohur në zonë i "Oti" ishte në shenjëstër për t'u vrarë, tashmë për herë të dytë. Sipas Hoxhës, biznesmeni ka kërkuar mbrojtje, por shteti nuk e ka thirrur as për të dëshmuar.

"Nxjerrja e Nuredin Dumanit nga qelia? E kanë çuar në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier. I shoqëruar nga Policia është dërguar atje, nuk e di me saktësi se kur ka nisur bërja e hetimeve. Ka avancuar. është e rëndësishme për të parë a përputhen deklarimet e tyre. Në datën 10 tetor Policia e Elbasanit ka ndaluar një person me lëndë narkotike, është Xhaferr Deliu. Për fotot e Elton Kilës, është pyetur se përse i kishte, edhe ishte justifikuar se kishte njohje. Elton Kila është hera e dytë që vrasës me pagesë kanë marrë porosi për ta ekzekutuar. Nuk është thirrur akoma për t'u marrë në pyetje, por ende nuk i është kërkuar mbrojtje. Ore ta pyesin pse duan ta vrasin se kjo ishte e dyta herë. Henrik Hoxha e kishte pritur gjithë ditën, por s'kiste shkuar ai. Ishin paguar 200 mijë euro për ta vrarë. Merre në pyetje, ndërkohë që është marrë Nuredini dhe është çuar gjithandej. Duhet t'i gjejë ligji para njëri-tjetrit. Gjykata Administrative aty është AK-47 që i merr dhe i çon në varreza,"-tha Artan Hoxha.

artan hoxha elton kila oti

Sondazh

Poll