Aktualitet

Arrestimi i Arben Dervishit, Hoxha: Jam habitur, sot do të ishte në tribunën VIP të stadiumit

Hoxha tha se masa e sigurisë ndaj Arben Dervishit mund të ishte më e butë dhe në këtë rast do të mjaftonte vetëm komunikimi i akuzës.

16 Nëntor 2022, 13:05 Nga A.B
Arrestimi i Arben Dervishit, Hoxha: Jam habitur, sot do të ishte në
Artan Hoxha dhe Arben Dervishi

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha komentoi arrestimin e zv/presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi, për aferën e inceneratorit të Fierit. Teksa ishte i ftuar në studion e 'Abcnews', Hoxha tha se masa e sigurisë ndaj tij mund të ishte më e butë dhe në këtë rast do të mjaftonte vetëm komunikimi i akuzës.

“Vëmendjen nga personat e arrestuar dhe ata në kërkim e ka tërhequr Arben Dervishi. Jam habitur që e arrestuan sepse në të tilla raste do të mjaftonte komunikimi i akuzës. Nuk ka nevojë për masë kaq ekstreme. Nëse nuk do arrestohej Arben Derbishi do të ishte në tribunën VIP me personazhet më të rëndësishme të vendit, është krahu i djathtë i presidentit të FSHF. Është njeriu që është marrë me të gjitha objektet që janë ndërtuar dhe në të gjitha këto është kompania e Arben Dervishit. Akuza për të cilën është arrestuar është fakti që ai dhe kompania e tij ka bërë supervizionin e inceneratorit të Fierit. Sipas SPAK ka pasur problem, është një gjë që do të provohet në gjykatë”, tha Hoxha. 

Arben Dervishaj, zv. presidenti i FSHF, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) prej vitesh, është prangosur ditën e sotme si i dyshuar si i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorit të Fierit në Shqipëri. Arben Dervishaj është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh dhe njihet si një njeri i besuar i Presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

artan hoxha arben dervishi arrestime per inceneratoret

Sondazh

Poll