Bota

"Ke nevojë për një këshilltar humori", Brnabiç sulmon ashpër Von Cramon pas postimit të saj mbi Vuçiçin

Vuçiç gjatë këtij takimi mori disa dhurata simbolike dhe falenderoi liderin çeçen dhe Rusinë duke e quajtur "vëlla" të Serbisë. Von Cramon postoi një foto të Vuçiçit me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel dhe krah saj foto e toj me Daudov.

16 Nëntor 2022, 14:11 Nga d.a.
"Ke nevojë për një këshilltar humori",
Brnabic dhe Von Cramon

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në të cilën komenton takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe këshilltarit Turko Daudov të liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

Sipas mediave serbe, Vuçiç gjatë këtij takimi mori disa dhurata simbolike dhe falenderoi liderin çeçen dhe Rusinë duke e quajtur "vëlla" të Serbisë. Von Cramon postoi një foto të Vuçiçit me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel dhe krah saj foto e toj me Daudov.

"So nisi e si po vijon"-shkroi Von Cramon përkrah postimit, por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer kryeministres serbe e cila e ka ripostuar duke e konsideruar si hipokrizi.

Me atë rast, Vuçiq mori si dhuratë një gunj çeçene dhe šubara , dhe von Kramon postoi postimin e mëposhtëm në Twitter me këtë rast:

Duke qenë në një zonë tjetër kohore (Singapori), sapo pashë këtë përpjekje të trishtë për zgjuarsi. Si raportuese e BE-së, Violës nuk i intereson që Prishtina të injorojë Marrëveshjen e Brukselit (10 vjet), përkundrazi ajo flet vazhdimisht për Presidentin e Serbisë që bën të njëjtën gjë si liderët e BE-së. Hipokrizi. Dhe, këshilla miqësore: Ju lutemi Viola von Kramon gjeni një këshilltare humori. Ju keni nevojë për të”, -shkroi Brnabiç.

Në fund të takimit, Turko Daudov i dhuroi presidentit serb një burkë dhe kapele kombëtare, duke theksuar se forca e serbëve është e ngjashme me karakterin e ashpër të malësorëve.

ana brnabiç viola von cramon aleksander vucic turko daudov

Sondazh

Poll