Bota

VIDEO/ Pak momente para sulmit në Stamboll, siriania i studoi lëvizjet e njerëzve për 40 minuta

Kanë dalë pamje të reja të terroristit Ahlam Albashir, i cili kreu sulmin me bombë në Taksim, në rrugën Istiklal, ku humbën jetën 6 persona.

16 Nëntor 2022, 12:40 Nga d.a.
VIDEO/ Pak momente para sulmit në Stamboll, siriania i studoi lëvizjet
Albashir

TURQI- Pamjet e reja të kamerave të sigurisë janë shfaqur në lidhje me mbërritjen e terroristes siriane Ahlam Albashir, e cila kreu sulmin terrorist në rrugën Istiklal ku humbën jetën 6 persona, në Taksim dhe momentet kur hodhi bombën. 

Sipas mediave turke, në pamjet e publikuara shihet teksa Albashir u ul në stol ku vendosi çantën për 41 minuta dhe më pas u largua me vrap pas shpërthimit.

Janë shfaqur pamjet e Albashirit, i cili u kap nga ekipet e Drejtorisë së Antiterrorizmit (TEM) të Stambollit pas ekzaminimit të 1200 kamerave të sigurisë, para dhe pas sulmit me bombë. Në pamjet, Albashir është duke ecur nga sheshi Taksim drejt rrugës Istiklal në orën 15.17. Në orën 15.30, sulmuesja me bombë në çantën e shpinës ulet në stolin ku ndodhi shpërthimi dhe nuk largohet nga ai stol deri në orën 16.11. Në orën 16.11, terroristja lë çantën dhe largohet nga stoli ku pas 3 minutash, në orën 16:14 ndodh shpërthimi ndërkohë që ajo shihet duke vrapuar drejt sheshit Taksim.

Të dielën, në rrugën Beyoğlu Istiklal, Albashir kreu një sulm me bombë ku nga shpërthimi humbën jetën 6 persona, ndërsa u plagosën 81 persona. Pas ngjarjes janë ndaluar 50 persona me të cilët Albashir ka komunikuar dhe që konsiderohej se kishin lidhje me shpërthimin.

sulm ne stamboll ahlam albashir

Sondazh

Poll