Bota

Shpërthimi në Poloni, presidenti: Me shumë mundësi u shkaktu nga mbrojtja ajrore ukrainase

Në një konferencë për shtyp presdenti polak tha se besohet që raketa e cila goditi një fshat kufitar në Poloni ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por gjithashtu tha se përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, që nisi një varg sulmesh me raketa drejt Ukrainës të martën.

16 Nëntor 2022, 12:48 Nga d.a.
Shpërthimi në Poloni, presidenti: Me shumë mundësi u
Andrzej Duda

POLONI- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se nuk ka asnjë indicie se shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.

Në një konferencë për shtyp presdenti polak tha se besohet që raketa e cila goditi një fshat kufitar në Poloni ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por gjithashtu tha se përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, që nisi një varg sulmesh me raketa drejt Ukrainës të martën.

“Absolutisht asgjë nuk jep indikacione që ky ishte një sulm i qëllimshëm mbi Poloninë... Ka shumë gjasa që ishte një raketë e përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes të Ukrainës”, tha Duda.

Ai tha se ka "shumë të ngjarë" që një shpërthim rakete në një fshat polak mbrëmë vonë të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ukraina po përpiqej të mbrohej nga një breshëri sulmesh ruse. Ajo ka mohuar se ishte fajtor për shpërthimin në fshatin polak.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

andrzej duda sulm ne poloni

Sondazh

Poll