Bota

Shefi i EULEX viziton Mitrovicën: Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe njerëzit janë të frikësuar

Në një postim në Twitter, Wigemark tha se situata e sigurisë në Veri është shumë e brishtë dhe banorët serb në këtë pjesë të Kosovës janë të frikësuar.

16 Nëntor 2022, 13:11 Nga d.a.
Shefi i EULEX viziton Mitrovicën: Gjendja e sigurisë është e
Lars Gunnar Wigemark

KOSOVË- Shefi Misionit i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Lars Gunnar Wigemark, ditën e sotme ka vizituar Mitrovicën e Veriut ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit politikë, shoqërinë civile dhe njësinë policore të EULEX-it.

Në një postim në Twitter, Wigemark tha se situata e sigurisë në Veri është shumë e brishtë dhe banorët serb në këtë pjesë të Kosovës janë të frikësuar.

“Pas takimeve që kam pasur sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se njerëzit vendas janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka thënë kreu i EULEX-it.

EULEX-i, përmes një njoftimi për media kishte bërë të ditur se Njësia Policore e Specializuar në kuadër të këtij misioni është përforcuar me një njësi rezervë prej 23 xhandarësh nga Karabinierët Italianë.

Situata u tensionua në veri pasi Lista Serbe më 5 nëntor vendosi të tërhiqej nga të gjitha insititucionet dhe postet zyrtare që mbanin në Kosovë. Kjo erdhi sai pasojë e vendimit të qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave, gjë që nuk u pranua nga përfaqësuesit serb. Ata kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi dhe formimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe.

lars-gunnar wigemark tensione në veri të kosovës misioni eulex

Sondazh

Poll