Bota

Raketa në Poloni/ Rusia mohon përgjegjësinë për shpërthimin: Është provokim për të përshkallëzuar situatën

Shkelja e territorit polak ngriti pyetje nëse Varshava do të nxiste Nenin 4 të traktatit të NATO-s - që do të thotë se shtetet anëtare konsultohen nëse kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjë shteti anëtar.

16 Nëntor 2022, 08:12 Nga a.l
Raketa në Poloni/ Rusia mohon përgjegjësinë për
sulmi ne poloni

RUSI- Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se është përgjegjëse për shkëprthimin e një rakete nbë Poloni. Ministrja e mbrojtjes në Moskë e ka quajtur sulmin në Poloni "një provokim të qëllimshëm që synon përshkallëzimin e situatës". Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se nuk kishte informacion për shpërthimin. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti tha se ishin raketat ukrainase që kishin goditur territorin polak.

Por ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se çdo pretendim se Ukraina ishte përgjegjëse ishte një "teori konspirative" ruse dhe se kushdo që e përforcon mesazhin po përhapte "propagandë ruse". Nga ana tjetër, presidenti polak Andrzej Duda u tha gazetarëve se mbeti e paqartë se si kishte ndodhur shpërthimi dhe se hetuesit po vlerësonin të gjitha mundësitë.

"Ne nuk kemi asnjë provë përfundimtare për momentin se kush e lëshoi ​​këtë raketë... ka shumë të ngjarë të ishte një raketë e prodhuar nga Rusia, por e gjithë kjo është ende nën hetim për momentin," tha ai.

Shkelja e territorit polak ngriti pyetje nëse Varshava do të nxiste Nenin 4 të traktatit të NATO-s - që do të thotë se shtetet anëtare konsultohen nëse kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjë shteti anëtar. Varshava tha se po shqyrtonte nëse do ta përdorte këtë dispozitë, shkruan bbcnews. 

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist./ Dosja.al

raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll