Aktualitet

Me thika e sende të forta, detaje nga sherri që nisi në Levan, dalin emrat e të plagosurve, policia prangos 5 persona (VD)

1 Shtator 2019, 05:50 Nga DOSJA
Me thika e sende të forta, detaje nga sherri që nisi në Levan,

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes dy familjeve mbrëmjen e djeshme në Fier, ku mbetën të plagosur 5 persona.

Burime bëjnë me dije se konflikti kishte nisur midis dy familjeve, Zhupa dhe Braçe, në Levan të Fierit, ku janë plagosur me sende të forta dy shtetas Gentian Zhupa dhe Aldo Zhupa, ndërsa shtetasit Klajdi Lamaj dhe Erild Muçaj janë lenduar me mjet prerës dhe ndodhen në spital.

Autori i ngjarjes i rrëmbeu armën një punonjësi policie dhe qëlloi, duke plagosur Aleksandër Zhapën.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve, E.Braçe, i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin Aleksandër Zhupa.

Dy mjekët e spitalit Rajonal të Fierit kanë deklaruar se të pesë personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë sqaruar se dy prej tyre i janë nënshtruar operacionit, pasi kanë pas plagë në trup, ndërsa dy të tjerë kanë qenë të rrahur.

Ndërsa policia ka vënë në pranga 5 persona, si dhe ka identifikuar autorin që qëlloi në spital, Daniel Braçe.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo zhupa. erlind muçaj gentian zhupa klajdi lamaj sherri ne fier sherri ne spitalin e fierit terrori ne fier aldo zhupa. erlind muçaj gentian zhupa klajdi lamaj sherri ne fier sherri ne spitalin e fierit terrori ne fier

Sondazh

Poll