Bota

Rinisin negociatat për targat, Bislimi dhe Petkoviç mbërrijnë në Bruksel, të pranishëm në takim Borell dhe Lajçak

Bislimi pritet që të zhvillojë një takim me homologun e tij serb Petar Petkoviç në prani dhe të të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

15 Nëntor 2022, 11:42 Nga d.a.
Rinisin negociatat për targat, Bislimi dhe Petkoviç
Bislimi dhe Petkovic

BRUKSEL- Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndodhet sot në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell.

Bislimi pritet që të zhvillojë një takim me homologun e tij serb Petar Petkoviç në prani dhe të të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Gjatë ditës së djeshme, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për të ulur tensionet.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian tha se “nuk mund të arrijmë te 21 nëntori, pa pasur një marrëveshje”, dhe se siç thotë ai dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës ka krijuar vakuum dhe mund të ndodhë më e keqja.

“Nuk mund të arrijmë te kjo datë pa pasur një marrëveshje ose do të jemi buzë një situate të rrezikshme. Tërheqja e serbëve nga institucione ka krijuar vakuum, mund të ndodhë më e keqja. Kështu që të dy palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim”, tha ai.

Tensionet mes dy vendeve janë shtuar pas vendimit të qeverisë saë Kosovës për riregjistrimin e targave, i cili hyri në fuqi nga 1 nëntori, gjë që çoi në dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.

dialogu kosove-serbi besnik bislimi petar petkoviç

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 11:27 d.a.

Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi

Jinping dhe Biden INDONEZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hë...