Bota

Masakra me 3 të vrarë ne Universitetin e Virxhinias në SHBA, arrestohet autori

Viktimat u identifikuan si Devin Chandler, një student i vitit të dytë nga Virginia Beach, Deshaun Perry, një student i vitit të katërt nga Miami, Florida dhe Virginia Lavell Davis, një student i vitit të tretë nga Rich Hill, Karolina e Jugut.

14 Nëntor 2022, 18:03 Nga e.k
Masakra me 3 të vrarë ne Universitetin e Virxhinias në SHBA,
Shefi i rajonit deklaratë për mediat nga universiteti

SHBA- Është arrestuar nga Policia autori i dyshuar i masakrës me trre të vrarë në në kampusin e Universitetit të Virxhinias në SHBA. Tre anëtarë të ekipit të futbollit të Universitetit të Virxhinias u qëlluan për vdekje nga shoku i tyre i identifikuar si Christopher Darnell Jones Jr.

“I dyshuari, Christopher Darnell Jones Jr., përballet me tre akuza për vrasje të shkallës së dytë”, u tha gazetarëve shefi i policisë UVA Timothy Longo Sr.

Të shtënat thuhet se ndodhën rreth orës 22:30 me orën lokale (03:30 GMT) të dielën në një garazh në Culbreth Road, në kampusin e universitetit Charlottesville. Viktimat u identifikuan si Devin Chandler, një student i vitit të dytë nga Virginia Beach, Deshaun Perry, një student i vitit të katërt nga Miami, Florida dhe Virginia Lavell Davis, një student i vitit të tretë nga Rich Hill, Karolina e Jugut.

Sipas presidentit të universitetit autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar nga Policia dhe ndodhet në paraburgim ku po kryhet dhe marrja e tij në pyetje. Universiteti konsiderohet ndër më prestigjiozët në vend dhe renditet në vendin e tretë në universitetet publike në SHBA.

shba

Sondazh

Poll