Bota

Borrell fton Kosovën dhe Serbinë me urgjencë në Bruksel: Duhet zgjidhje për targat para datës 21 nëntor

Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur kjo do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS, ndërsa tha se është i hapur edhe për takim mes liderëve nëse ka përparim konkret në takimet mes kryenegociatorëve.

14 Nëntor 2022, 18:00 Nga I.A
Borrell fton Kosovën dhe Serbinë me urgjencë në Bruksel:
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi se kryenegociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në takim dhe sipas tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të mbërrijë që sonte në Bruksel. Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur kjo do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS, ndërsa tha se është i hapur edhe për takim mes liderëve nëse ka përparim konkret në takimet mes kryenegociatorëve.

Borrell këto deklarata i bëri pas raportimit të tij në Këshillin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE, ku theksoi se kriza aktuale në veri të Kosovës është më e rrezikshmja dhe më e rënda që nga viti 2013. Ai i kërkoi serbëve që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa Qeverisë së Kosovës që të tregojnë fleksibilitet në çështjen e targave, ndërsa të punojnë drejt krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

“Nuk mund të arrijmë te kjo datë pa pasur një marrëveshje ose do të jemi buzë një situate të rrezikhsme. Tërheqja e serbëve nga institucione ka krijuar vakuum, mund të ndodhë më e keqja . Kështu që të dy palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim . Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione. Autoritetet  kosovare duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të punojnë për implemetnimin e Asociacionit pa vonesa”, tha Borrell.

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS. Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

josep borrell

Sondazh

Poll