Aktualitet

Banorët e 5 Majit, Goci: Pse kandidatët e Primares nuk dorëzojnë kërkesë për informacion për lejet e ndërtimit 

Me anë të një postimi në Facebook, Goci shkruan se teksa banorëve nuk iu përgjigjet njëri, përsa kandidatët në Primare nuk dorëzojnë një kërkesë për informacion.

14 Nëntor 2022, 16:13 Nga I.A
Banorët e 5 Majit, Goci: Pse kandidatët e Primares nuk
Ervin Goci

TIRANË- Pedagogu Ervin Goci u ka kërkuar kandidatëve të Primareve për kryebashkiak të Tiranës që të ndihmojnë banorët e 5 majit dhe Unazës së Madhe për të marrë informacion në lidhje me banesat e tyre. Me anë të një postimi në Facebook, Goci shkruan se teksa banorëve nuk iu përgjigjet njëri, përsa kandidatët në Primare nuk dorëzojnë një kërkesë për informacion. Po ashtu ai ka theksuar se mosdhënia e informacionit është shpërdorim detyre dhe se për këtë shkon në Prokurori. 

Postimi i Plotë:

Keta jane banore nga zona e 5 Majit, dhe e Unazes se Madhe (Astirit). Te persekutuar, sepse jetojne ne zona te lakmuara per ndertim. Te gjithe keta, megjithese pa asnje mbeshtetje, nuk kane nguruar qe te shkojne per te marre informacion se si eshte puna me shtepite e tyre, me zonen, me projektet. Megjithese nuk kane marre kurre pergjigje, perveçse policeve dhe dyerve te mberthyera me zinxhir hekuri, ata asnjehere nuk kane nguruar ta kerkojne te drejten e tyre. Me ben shume pershtypje, si eshte e mundur qe asnje nga keta kandidatet ne primare, nuk ka vajt per te dorezuar nje kerkese per informacion ne lidhje me lejet e ndertimit. Ato jane sot te dokumentuara dhe nga vete autoret e masakres qe kane probleme te renda me transparencen para ligjit. A ka kauze me te madhe, se te shkosh çdo dite te dera e Bashkise, mengjes per mengjes, derisa te japin informacionin teknik per lejet e ndertimit. Nuk ka asgje ne kete toke qe e ndalon. Aty, perdite, derisa ta nxjerrin. Po per projektet publike, psh, per shpenzimet, dhe per vendimarrjet ne administrimin e parave, per adresimin e te ardhurave qe mblidhen nga taksat., si eshte e mundur qe askush nuk germon ne kete drejtim, po shesin parrulla neper televizione?! A duan ta çojne ne burg kundershtarin? Ja kjo eshte menyra. Nese nuk jep informacion, shkon direkt ne Prokurori, aq me teper kur evidencat jane aty, te prodhuara nga ata vete madje.. Mosdhenia informacion eshte shperdorim detyre, nuk kalohet me note ne sjellje.

ervin goci

Sondazh

Poll