Pezullohet gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë. Arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin
31 Gusht 2019, 13:33Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.
Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të gjobës.
Sipas njoftimit të publikuar nga gjykata, rezulton se qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.
Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi i një vendimi të formës së prerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve. Pas këtij hapi, gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Dhe është ky komision i cili do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi apo ta anulojë gjobën.
TIRANË– Me breshëri plumbash dhe pranë zonës ku banonin. Kështu do të ekzekutoheshin brenda një viti tre persona që dikur kanë shërbyer në repartet e Polic...
Shqipëri- Mjekja shqiptare Jana Nano ka dalë publikisht kundër qeverisë. Ky reagim i saj ka ardhur pasi mjekja ish-studente dikur para 8 vitesh në Shqipëri, e ...
TIRANË– Kryetarja e Autoritetet të Dosjeve, Gentiana Sula, u është tërgjigjur tërthorazi ofendimeve të deputetit të PS-së, Spartak Brahos. Në fjalimin që m...
TIRANË– Ndërkohë që janë bërë dy vite nga dita kur ish-bashkëshorti Fidel Kasemi i mori jetën ish-gruas së tij, gjyqtares Fildeze Hafizit, e motra e ...
Elbasan- Pas aksidentit që ndodhi në Elbasan ditën e djeshme, ku një çift turistësh izraelitësh me motor u përplasën me një makinë, ka humbur jetën turis...
Vlorë- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e një natë më parë, që iu bë ish-mësuesit Eljus Thartori në Vlorë.Mësohet se autori ose autorët, si filli...
Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranë kanë rënë dy persona pasi trafikonin persona drejt Britanisë së Madhe kundrejt shumës 15 mijë paund.Sipas policisë shtet...