Sport

Shumë herë i lënë jashtë loje, por ka ende të ardhme për Xherdan Shaqirin tek Liverpooli

31 Gusht 2019, 13:47 Nga DOSJA
Shumë herë i lënë jashtë loje, por ka ende të

Mesfushori me tipare sulmuese Xherdan Shaqiri këtë sezon akoma nuk është aktivizuar asnjë minut në Premierligë.

Edhe sezonin e kaluar tekniku Klopp e ka aktivizuar vetëm në sezonin e parë, pasi sezonin e dytë, tekniku gjerman, ka preferuar të dalë në fushë me formacion ku nuk përfshihej Shaqiri.

Gjatë kësaj vere Shaqiri paralajmëroi se mund të largohet nga Liverpool, por kur na ndajnë edhe pak orë nga mbyllja e merkatos, sipas “Bild” kjo gjë nuk mund të realizohet dhe për një kohë të gjatë, pasi mesfushori me tipare sulmuese është ende në planet e teknikut Klopp.

27-vjeçari ka qenë pjesë e klubit Bazelit, Bayern Munichk, Inter dhe Stok City nga i cili kaloi tek Liverpool. Në karrierën e tij mesfushori është mësuar të luaj në futboll të nivelit të lartë e ndërsa ky përjashtim nga Klopp duket se e ka bërë të mendojë edhe largimin nga kampionët e Europës.

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klubi i liverpool liverpool mesfushori me tipare sulmuese shaqiri drejt largimit nga liverpool xherdan shaqiri klubi i liverpool liverpool mesfushori me tipare sulmuese shaqiri drejt largimit nga liverpool xherdan shaqiri

Sondazh

Poll