Art&Argëtim

Dolly Parton merr 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos

Çmimi u jepet personave që synojnë lart, gjejnë zgjidhje dhe që e bëjnë gjithmonë me mirësjellje.

13 Nëntor 2022, 21:45 Nga k.m.
Dolly Parton merr 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos
Dolly Parton

SHBA- Dolly Parton iu dha një çmim prej 100 milionë dollarësh nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe partnerja e tij, Lauren Sanchez. Çmimi u jepet personave që synojnë lart, gjejnë zgjidhje dhe që e bëjnë gjithmonë me mirësjellje.

"Gruaja që do të takoni i mishëron këto ideale aq tërësisht, sa i jep me zemër. Ajo që ajo ka bërë për fëmijëtdhe shumë gjëra të tjera është thjesht e pabesueshme,"-tha Bezos për yllin e muzikës country përpara se t'i jepte çmimin. 

Sipas mediave të huaja, Parton, 76 vjeçe, kantautor e muzikës country, pop dhe gospel, këngët e të cilës përfshijnë "I Will Always Love You", "Jolene" dhe shumë hite të tjera gjatë dekadave, është filantropiste prej shumë kohësh.

Ajo dhuroi 1 milion dollarë për Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt për të ndihmuar në zhvillimin e një vaksine gjatë pandemisë COVID-19. Parton është themeluese e një sërë organizatash bamirësie, duke përfshirë Fondacionin Dollywood, i cili fokusohet në edukimin si dhe në lehtësimin e varfërisë.

dolly parton

Sondazh

Poll