Art&Argëtim

Dua Lipa do të performojë në 'Kupën e Botës'? Artistja 'shuan' zërat

Artistja deklaron se janë bërë shumë spekulime për të mirëpo nuk ka qënë në asnjë moment e përfshirë në negociata për të performuar. 

13 Nëntor 2022, 15:19 Nga A.B
Dua Lipa do të performojë në 'Kupën e Botës'?
Dua Lipa

SHBA- Dua Lipa ka hedhur poshtë zërat se do të performojë në hapjen e “Kupës së Botës”. Në një postim në Instagram, artistja deklaron se janë bërë shumë spekulime për të mirëpo nuk ka qënë në asnjë moment e përfshirë në negociata për të performuar. 

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë i përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha premtime që bëri për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur “Kupën e Botës”.- shkruan Dua në 'Instastory'.

Dua Lipa do të performojë në 'Kupën e Botës'?

Ceremonia e eventit më të rëndësishëm sportiv do të mbahet në 20 nëntor në stadiumin 60.000 vendësh ‘’Al-Bayt’’, në Katar.

dua lipa

Sondazh

Poll