Art&Argëtim

Koncerti në Caesars Palace/ Adele nuk kursehet, ofron shifrën marramendëse për sistemin teknologjik që do të mbrojë zërin e saj

Ajo ka shpenzuar rreth 400,000 £ për të mbrojtur zërin e saj gjatë qëndrimir në Las Vegas dhe ka instaluatr një sistem të veçantë teknologjik që do të garantajë "ajrin më të mirë të mundshsëm", ndërsa ajo do të jetë duke kënduar"

13 Nëntor 2022, 14:38 Nga a.l
Koncerti në Caesars Palace/ Adele nuk kursehet, ofron shifrën
Adele

LAS VEGAS- Këngëtarja e mirënjohur britanike Adele do të bëjë çmos që këtë herë koncerti i saj në Las Vegas të orgaizohet në mënyrë perfekte. Jo më kot, Adele së fundmi zbulohet se ka bërë shpenzimin marramendës për t'u siguruar që performanca e saj vokale në skenën e e Caesars Place të jetë në formën e duhur.  Ajo ka shpenzuar rreth 400,000 £ për të mbrojtur zërin e saj gjatë qëndrimir në Las Vegas dhe ka instaluatr një sistem të veçantë teknologjik që do të garantojë "ajrin më të mirë të mundshëm", ndërsa ajo do të jetë duke kënduar", shkruan Dailymail. 

Pasi "Weekends with Adele" u shty në janar vetëm 24 orë para natës së lansimit, superylli 34-vjeçar do të fillojë koncertin  përfundimisht javën e ardhshme të premten më 18 nëntor në The Colosseum në Caesars Palace. Në janar, këngëtarja britanike Adele u detyrua të shtyjë qëndrimin e saj një ditë para natës së hapjes.

Koncerti në Caesars Palace/ Adele nuk kursehet, ofron shifrën
The Coloseum

Ajo pretendoi se Covid-19 kishte qenë një nga faktorët  në ndalimin e zhvillimit të tij. Por vendimi la mijëra fansa të zhgënjyer, pasi shumë prej tyre shpenzuan deri në 9,000 dollarë për bileta dhe e morën mesazhin e Adele për anulimin e koncertit teksa ata ishin në fluturin për në Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, burimet pohuan se ylli britanik e anuloi rezidencën pas një mosmarrëveshjeje rreth skenografisë, kryesisht një pishinë në skenë që ajo duhej të performonte gjatë një prej numrave të saj.  Muajin e kaluar, Adele zbuloi se do të pushojë nga muzika pas rezidencës së saj në Las Vegas pasi planifikon të marrë një diplomë në Letërsi Angleze. Këngëtarja tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën./ Dosja.al

adele

Sondazh

Poll