Art&Argëtim

Habit Fedez: Pse duhet të jem njeri i mirë? Kanceri më ka bërë të keq

Reperi italian ka folur për kancerin e rrallë neuroendokrin të pankreasit në një podcast në Youtube.

13 Nëntor 2022, 15:32 Nga A.B
Habit Fedez: Pse duhet të jem njeri i mirë? Kanceri më ka
Fedez

ITALI- Reperi Fedez ka folur gjerë e gjatë për fitoren ndaj kancerit, në një podcast në YouTube “Wild Moss”. Ai ka zbuluar se është bërë njeri më i keq pasi kaloi kancerin e rrallë neuroendokrin të pankreasit për të cilin artisti u operua marsin e kaluar.

'Kur u sëmura nga kanceri, historia që duhet të ketë qenë në kokën time ishte: Unë kisha kancer dhe rrjedhimisht kjo përvojë do të më përmirësojë si qenie njerëzore. kush e tha këtë. Por me kalimin e kohës, jeta ime u përkeqësua, u futa në depresion dhe u bëra një qenie njerëzore më e keqe. Dhe kjo është gjëja më interesante për kancerin tim. Pse duhet të jem një person më i mirë?"- ka thënë Fedez.

Deklarata e tij la të shokuar ndjekësit duke bërë që të shpërndahet menjëherë në rrjet./Burimi:Tgcom

fedez

Sondazh

Poll