Sport

Vajza e Luis Enrique humb betejën me kancerin, solidarizim dhe mesazhe ngushëllimi nga gjithë bota e futbollit

30 Gusht 2019, 18:38 Nga DOSJA
Vajza e Luis Enrique humb betejën me kancerin, solidarizim dhe mesazhe

Një ditë më parë humbi betejën me kancerin vajza 9-vjeçare e ish-teknikut të Barcelonës Luis Enrique.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Enrique përmes një postimi në rrjete sociale ku edhe është shprehur: Vajza jonë ka ndërruar jetë këtë pasdite, në moshën 9-vjeçare, pas 5 muajsh luftë intensie kundër osteosarkomës. Duam të falenderojmë të gjithë mesazhet që kemi marrë këto muaj dhe i vlerësojmë. Duam të falenderojmë stafin e spitalit “San Joan de Deu and Sant Pau”, për dedikimin e tyre. Do na mungosh shumë, por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të takohemi sërish. Do jesh ylli që drejton familjen tonë. Pusho e qetë Ksanita

Pas lajmit për fatëkeqësinë në familjen e ish-trajnerit të Sanjës shumë mesazhe ngushëllimi janë adresuar atij.

Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe vdekjes së vajzës tuaj Luis Enrique dhe dëshirojm të përcjell ngushëllimet tona më të thella në këtë periudhë të vështirë”-mesazh nga klubi I Real Madrit.

Ngushëllimet tona dhe gjithë vlerësimi ynë për Luis Enrique dhe familjen e tij në këto kohë të vështira. DEP, Xana”-shkruan klubi i Barcelonës.

Mbledh rreth familjes së Luis Enrique në këtë kohë të pikëllimit. Guxim Mister”-shkruan klubi i Romës.

Si prind nuk mund të imagjinoj dote këtë dhimbje. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Luis Enrique dhe gjithë familjen e tij. Pusho në paqe, Xanita”-shkruan mesfushori I Lazios Luis Alberto.

Zotëri, më vjen keq nga thellësia. Pusho Xana “- shkruan Gerard Pique

“Mister, gjithë përkrahjen tonë dhe dashurinë tonë për ju dhe familjen tuaj. Nuk ka fjalë, ne jemi gjithmonë në anën tuaj”-shkruan Sergio Ramos.

Sapo mësova lajmin e tmerrshëm të vdekjes së Xana-s. Jam shumë e trishtuar dhe nuk mund ta imagjinoj dhimbjen e familjes.Një përqafim i madh për Luis Enrique dhe gjithë familjen nga një distancë. Shumë forcë dhe kurajo në këto kohë të vështira!”- shkruan kapiteni i tenisit Rafa Nadal.

Ndër mijëra mesazhe ngushëllimi ka ardhur dhe një nga kryeministri i Spanjës që ka treguar dhe që ka afrimitet me ish-tekniku duke I shkruar: Nuk ka fjalë që mund të shoqërojnë këtë dhimbje. Ndjesia ime përqafon Luis Enrique, dhe tërë familjen, përballë humbjes së Xana-s së tij të vogël.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bota e sportit solidarizohet me enrique ish-tekniku i barcelonës humb vajzën luis enrique mesazhe ngushllimi për vdekjen e vajzës së luis enrique bota e sportit solidarizohet me enrique ish-tekniku i barcelonës humb vajzën luis enrique mesazhe ngushllimi për vdekjen e vajzës së luis enrique

Sondazh

Poll