Art&Argëtim

U diagnostikua me afazi, Sylvester Stallone flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis

Ata gjithashtu punuan së bashku në dy filmat e parë Expendables.

12 Nëntor 2022, 21:28 Nga k.m.
U diagnostikua me afazi, Sylvester Stallone flet për gjendjen
Bruce Willis dhe Sylvester Stallone

SHBA- Sylvester Stallone iu rikthye të fliste për mikun dhe kolegun e tij Bruce Willis, i cili është diagnostikuar me afazi. Willis dhe Stallone kanë qenë miq për dekada dhe ishin partnerë biznesi në Planet Hollywood me Arnold Schwarzenegger. Ata gjithashtu punuan së bashku në dy filmat e parë Expendables.

“Bruce po kalon disa kohë vërtet, vërtet të vështira. Pra, ai ka qenë i pamundur të komunikojë. Kjo më vret. Është shumë e trishtueshme”,-tha Stallone për The Hollywood Reporter.

Willis, sipas Sly, aktualisht është "i izoluar" pasi, siç dihet, marsin e kaluar aktori njoftoi tërheqjen e tij nga skena për shkak të përkeqësimit të afazisë. Muaj më parë, familja e Willis ndau publikisht lajmin e trishtë për gjendjen shëndetësore të aktorit dhe që atëherë kanë vazhduar të ndajnë kujtime me fansat në rrjetet sociale.

Për New York Times, Willis në film shfaqet "relativisht i vetëdijshëm dhe i pranishëm", por ai e bën këtë në disa skena janë "redaktuar qartë", ndoshta në disa vende edhe "të lexuara nga një aktor me një zë të ngjashëm"./ bestmovie.it

bruce willis sylvester stallone

Sondazh

Poll