Aktualitet

E ka me Noizyn? Artan Hoxha: Paratë e krimit pastrohen në koncerte, 5 mijë euro rreshti i parë

Hoxha tha se tashmë po investohet në koncerte në të cilat blerja e një bilete shënohet edhe me vlerën 5 mijë euro. 

12 Nëntor 2022, 21:58 Nga F.M
E ka me Noizyn? Artan Hoxha: Paratë e krimit pastrohen në koncerte, 5
Gazetari investigativ Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se grupet kriminale po i pastrojnë paratë në koncerte. I ftuar në "Më lër të flas", Hoxha tha se tashmë po investohet në koncerte në të cilat blerja e një bilete shënohet edhe me vlerën 5 mijë euro. 

"Ftoni tek emisioni tjetër Fevziun, thoni që e ka koston shumë të lartë për të ardhur dhe e faturoj që e ka koston 500 mijë euro për të ardhur në emision dhe kështu pastrohen paratë. Bëni një koncert dhe pastroni më shumë, thoni se kushton 5 mijë euro bileta. Hap një kompani kateringu byrekët i bën plaka, miellin ta sjellin kristal, lumi i Vlorës bën hithra super cilësi e mirë, ca do më,"- tha Hoxha. 

Koncerti më i fundit që u zhvillua në Tiranë që kishte këta shifra, ishte Alpha Shoë që organizoi Noizy. Zonat ishin të ndara, duke filluar nga 30 mijë lekë të vjetra në 5 mijë euro në zonën “Diamond VIP”. Jonida Shehu u shpreh se ishin shitur të paktën 18 mijë bileta të tilla. 

 

artan hoxha

Sondazh

Poll