Sport

Dalin vendimet e Disiplinës, Tirana shpëton me gjobë, e pësojnë me pezullim lojtarët e Kukësit dhe Partizanit

30 Gusht 2019, 16:20 Nga DOSJA
Dalin vendimet e Disiplinës, Tirana shpëton me gjobë, e

TIRANË– Për 2 javët e para të Kategorisë Superiore Komisioni i Disiplinës ka bërë publike dhe vendimet për lojtarët e ndëshkuar dhe skuadrat.

Janë pezulluar me dy ndeshje lojtarët Solomon dhe Bruno, për shkak të kartonave të kuq të marrë në ndeshjet e javës së parë.

Në ndeshjen Kuksi – Partizani sulmuesi Solomon ka goditur në kokë kundërshtarin, ndërsa dhe Bruno i është kundërpërgjigjur.

Për sjelljen e gabur të tifozerisë klubi i tiranës ka mundur t’ia hedh vetëm me një gjobë 50 mijë lekë të reja. Tifozët bardheblu hodhën në fushë shishe ndaj anësorit dhe futbollistëve të Teutës.

VENDIMET E MARRA NGA KOMISIONI I DISIPLINËS: 

Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

Lojtarët dhe klubi i Tiranës kanë mundsi që vendimet e disiplinës t’i ankimojn brenda tre ditëve  përpara Komisionit të Apelit.

(D.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dalin vendimet e disiplinës klubi i partizanit klubi i tiranes komisioni i disiplinis sulmuesi solomon dalin vendimet e disiplinës klubi i partizanit klubi i tiranes komisioni i disiplinis sulmuesi solomon

Sondazh

Poll