Politike

DETAJI/ Nuk ka valë në shesh! Kompanitë telefonike bëhen 'njësh' me qeverinë, bllokojnë celularët e qytetarëve në protestë

Nuk dihet se përse është marrë ky vendim nga kompanitë, për të bllokuar celularët e qytetarëve.

12 Nëntor 2022, 17:06 Nga F.M
DETAJI/ Nuk ka valë në shesh! Kompanitë telefonike bëhen
Protesta e Opozitës

TIRANË- Kompanitë telefonike janë bërë 'njësh' me qeverinë e kryeministrin Edi Rama pasi të gjithë qytetarët që janë në protestë nuk përdorin dot celularët e tyre. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", asnjë nga qytetarët nuk kanë valë dhe nuk telefonojnë dot askënd. 

Nuk dihet se përse është marrë ky vendim nga kompanitë, për të bllokuar celularët e qytetarëve. Protesta vazhdon prej më shumë se një ore e gjysmë. Mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkojnë rrëzimin e qeverisë. 

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll