Politike

Protesta e opozitës, Rudina Hajdari: Edhe socialistët kanë ardhur sot këtu, më kujtoni babain tim

Po ashtu ajo ka theksuar se qytetarët po largohen nga vendi për shkak të pamundësisë së tyre ekonomike dhe shtypjes së tyre.

12 Nëntor 2022, 16:50 Nga I.A
Protesta e opozitës, Rudina Hajdari: Edhe socialistët kanë ardhur
Rudina Hajdari

TIRANË- Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari ka deklaruar se në protestën e sotme se edhe socialitët i janë bashkuar. Gjatë fjalës së saj, Hajdari u shpreh se beteja që ata kanë sot është kundër kësaj qeverie të korruptuar. Po ashtu ajo ka theksuar se qytetarët po largohen nga vendi për shkak të pamundësisë së tyre ekonomike dhe shtypjes së tyre. Në fund, Hajdari theksoi se protestuesit i kujtonin të atin e saj Azem Hajdari. 

"Teksa vija këtu bëra një cop rrugë me disa qytetarë që kanë mbështetur PS-në dhe në fakt sot ata janë këtu në shesh. Beteja që kemi sot nuk është betejë midis dy partive politike, midis militantëve por betejë kundër kësaj qeverie. Kjo qeveri është duke nga zhvatur ëndërrat tobna. Kjo betejë nuk mund të jetë vetëm për demokratët, por është për të gjithë shqiptarët. Sa prej jush kanë fëmijët jashtë vendit. Si mund që vendi të lulëzojë kur rinia është jashtë vendit, Si mund një familje të rrijë në këtë vend, kur nuk paguan dot faturën e energjisë eletrike, si mund një familje të rrij në këtë vend kur familjet nuk mund të paguajnë taksat. So mund të rrinë kur famijet as nuk mund t'ja dalin fundit të muajit. Si mund t'ja dalin kur studentët nuk po paguajnë dot studimet e tyre. Ju që jeni mbledhur sot këtu më kujtoni Azem Hajdarin. Ai kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në vend të begatë. Ju më mbushni me shpresë dhe energji që ëndrra e tij të bëhet realitet. Fitore, fitore dhe vetëm fitore," tha Hajdari.

rudina hajdari protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll