Aktualitet

“E mpirë, jetoj me ty në zemër e shpirt”, mesazhi rrëqethës i motrës së Fildeze Hafizit, dy vite pas vrasjes

31 Gusht 2019, 11:30 Nga DOSJA
“E mpirë, jetoj me ty në zemër e shpirt”, mesazhi

TIRANË– Ndërkohë që janë bërë dy vite nga dita kur ish-bashkëshorti Fidel Kasemi i mori jetën ish-gruas së tij, gjyqtares Fildeze Hafizit, e motra e të ndjerës e kujton me dhimbje.

Në një status në rrjetet sociale, motra e Hafizit, Amela Asllanaj shkruan se jeton ende me të motrën e ndjerë dhe se nuk e harron në asnjë çast të jetës.

Asllanaj shton gjithashtu se ashtu siç e kujton ajo, dëshiron që ta kujtojnë edhe të tjerët.

Nuk më besohet që kanë kaluar dy vite pa ty. Ndihem e mpirë. Për mua koha ka ndaluar në këtë ditë. Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt. Nuk të harroj në asnjë çast të jetës sime e sot dua që të të kujtojnë edhe të tjerët. Je dashuria e jetës sime dhe të dua në përjetësi,”- shkruan Amela krahas një fotoje ku shihet me gjyqtaren e ndjerë Fildez Hafizin.

Hafizi u vra në makinë nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi më 31 gusht të vitit 2017. Gjyqtarja e ndjerë u qëllua me tre plumba nga babai i tre fëmijëve të saj, teksa sapo kishte dalë nga qendra estetike në rrugën “Hoxha Tahsim”.

Hetimi gjyqësor ndaj Kasemit përfundoi pas 24 seancash dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë, pasi përpara 4 viteve, Kasemi kishte tentuar ta vriste edhe njëherë tjetër Fildezen. Në atë kohë krimi u ndalua nga fëmijët dhe gjykata e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.

Për fëmijët e mitur kujdeset tezja e tyre, Amela.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amela asllanaj dedikimi i motres se fildeze hafizit fadil kasemi fildeze hafiiz amela asllanaj dedikimi i motres se fildeze hafizit fadil kasemi fildeze hafiiz

Sondazh

Poll