Bota

FOTO/ Shqiptarët ngjiten te statuja e Winston Churchill, valvisin flamurin shqiptar dhe britanik

Dhjetëra të tjera mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi. 

12 Nëntor 2022, 12:56 Nga a.l
FOTO/ Shqiptarët ngjiten te statuja e Winston Churchill, valvisin flamurin
shqiptaret ne sheshin e parlamentit

ANGLI- Shqiptarët që po protestojnë në "Westminister Bridge" janë zhvendosur tashmë në sheshin e Parlamentit, ku siç shihet edhe në foto dy prej tyre janë ngjitur te statuja e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill dhe po valvisin falmurin shqiptar dhe britanik. Ndërsa dhjetëra të tjera mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi. 

FOTO/ Shqiptarët ngjiten te statuja e Winston Churchill, valvisin flamurin
shqiptaret ne Sheshin e Parlamentit

Protesta e organizaur sot nga shqiptarët në Britani vjen pas deklaratave të bëra disa ditë më parë nga nga Sekretarja e Brendhsme e Britanisë së Madhe Suella Braverman e cila tha se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 Westminster Bridge, afër parlamentit britanik ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Shqiptarët kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë./ Dosja.al

 

protesta e shqiptareve ne britani 12 nentor 2022 shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll