Sport

Messi shpallet sulmuesi më i mirë, De Jong nderon Ajaksin. Liverpool shkëlqen me prapavijën

29 Gusht 2019, 17:17 Nga DOSJA
Messi shpallet sulmuesi më i mirë, De Jong nderon Ajaksin. Liverpool

ZVICËR- Krahas hedhjes së shortit për sezonin e ardhshëm të Champions League, UEFA ka ndarë dhe çmimet për lojtarët më të mirë të këtij viti. Mes më të mirëve është Alison Becker, që është portier i Liverpool. Po ashtu Liverpool ka në përbërje dhe mbrojtësin më të mirë, shtatlartin Van Dajk. Ndërkohë një çmim ka shkuar për talentin e Ajax, De Jong, i cili u shpall mesfushori më i mirë, ndërsa Messi rrëmbeu trofeun si sulmuesi më i mirë.

Portieri i vitit

Portieri më i mirë në sezonin e shkuar të Champions League u shpall gardiani i Liverpulit, Alison Beker. Braziliani, me pritjet e tij ka bërë të gjithë për vete, duke u shpallur në këtë mënyrë më i miri për sezonin e shkuar.

Mbrojtësi i vitit

Konkurrenca ishte e fortë, por gjigani i Liverpool nuk u mposht as këtë herë. Virgil Van Dijk u shpall në këtë munyrë mbrojtësi më i mirë i vitit. Mbrojtësi shtatlartë, me sigurinë e tij në repartin e mbrojtjes, ishte gjithashtu një element kyç në arritjen e triumfimit të të kuqve në ngritjen e trofeut.

Meshfushori i vitit

Një çmim pati dhe për një talent të Ajax, i cili shkëlqeu së bashku me shokët e tij të skuadrës në sezonin e kalaur. Frenki De Jong u shpall mesfushori më i mirë i vitit, i cili ishte një nga më të mirët e ekipit holandez. Tashmë holandezi është pjesë e Barcelonës.

Sulmuesi i vitit

Lionel Messi nuk ka as këtë vit konkurrent, ky është verdiktii  UEFA-s, pasi sot argjentinasi është shpallur si sulmuesi më i mirë i vitit. Ai për këtë vit ka qenë më i mirë se Ronaldo, Mbape apo Greizman, duke i lënë të gjithë pas dhe rrëmbeu trofeun.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alison beker frenkie de jong futbollistet me te mire te vitit lionel mesi virgil van dijk alison beker frenkie de jong futbollistet me te mire te vitit lionel mesi virgil van dijk

Sondazh

Poll