Bota

Sulmoi të vëllanë me thikë pas një sherri të momentit, arrestohet burri në Prishtinë

Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ka marrë disa palgë të lehta në trup dhe aktualisht ndodhet në spitalin e kryeqytetit ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

12 Nëntor 2022, 12:15 Nga d.a.
Sulmoi të vëllanë me thikë pas një sherri të
Foto ilustruese

KOSOVË- Një burrë është vënë në pranga në Prishtinë pasi pas një zënke të momentit ka plagosur me thikë të vëllait e tij ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ka marrë disa plagë të lehta në trup dhe aktualisht ndodhet në spitalin e kryeqytetit ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

“Prishtinë 11.11.2022-21:04 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkohë autori i ngjarjes, me vendim të prokurorit të Prishtinës, është dërguar në paraburgim në pritej të hetimeve nga naa e autoriteteve përkatëse.

policia e kosoves vellai plagos vellane

Sondazh

Poll