Bota

8 dollarë në muaj për etiketën e Twitter/ Dynden mashtruesit, krijojnë llogari false të figurave të njohura publike

12 Nëntor 2022, 10:47 Nga a.l
8 dollarë në muaj për etiketën e Twitter/ Dynden
llogaria e verifikimit ne Tëitter

SHBA- Në platformën e medias sociale Tëitter janë krijuar llogari të shumta false, pasi u vendos shërbimi premium për këdo i cili paguan 8 dollarë në muaj për të patur etiketën blu të platofrmës.  Për shkak të dyndjes së llogarive false, platfomra ditën e premte ishte e padisponueshme.Shërbimi i ri i abonimit duket se nuk ka funksionuar siç duhet,  një nga ndryshimet e para të mëdha të bëra nga Elon Musk pas marrjes së kompanisë dy javë më parë, shkruan The Guardian. 

Para blerjes së kompanisë prej 44 miliardë dollarësh, "çeku blu" iu dha të famshëmve dhe gazetarëve të verifikuar nga platforma - pikërisht për të parandaluar imitimin. Tani, çdokush mund ta marrë një të tillë për sa kohë që ka një telefon, një kartë krediti dhe 8 dollarë në muaj.

Por shërbimi i ri ra shpejt viktimë e mashtruesve, të cilët krijuar llogari false me etiketën duke u hequr si Papa Françesku apo George ë Bush. Gjigandi farmaceutik Eli Lilly & Co u detyrua të kërkonte falje pasi një llogari mashtruese postoi në Tëitter se insulina ishte falas. Nintendo, Lockheed Martin, Tesla dhe SpaceX e vetë Musk u imituan gjithashtu si dhe llogaritë e figurave të ndryshme profesionale të sportit./ Dosja.al

twitter llogari verifikimi ne twitter

Sondazh

Poll