Bota

Hodhi spraj lotsjellës në klasë, vihet në prangat e policisë nxënësi në gjimnazin e Prishtinës

Lajmi është konfirmuar nga policia e Prishtinës e cila në raportin e përditshëm thotë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se spraji është konfiskuar.

12 Nëntor 2022, 11:00 Nga d.a.
Hodhi spraj lotsjellës në klasë, vihet në prangat e
Klase shkolle

KOSOVË- Një i mitur, nxënës i një shkolle në Prishtinë, është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në klasë.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Prishtinës e cila në raportin e përditshëm thotë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se spraji është konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

policia e kosoves arrestohet i mituri ne kosove

Sondazh

Poll