Samiti i G20, probleme në 'parajsë' ndërsa liderët botërorë mblidhen në Indonezi
G20 Nga BBC Një parajsë idilike me palma dhe ananas, diell, rërë dhe qetësi është ajo që ju vjen në mendje ku...
Ndryshimi kryesor, pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez” është përfshirja e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
MAQEDONIA E VERIUT- Ndryshimet kushtetuese janë kusht që Maqedonia e Veriut të hapë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE.
Ndryshimi kryesor, pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez” është përfshirja e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo parashihet me Marrëveshjen me Bullgarinë, për kapërcimin e kontestit mes dy vendeve për çështjet që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas.
Mirëpo, hapja e kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në preambulë zgjoi aspiratat e shqiptarëve që të parashtrojnë kërkesa për ndryshime të tjera kushtetuese.
Riformulimi i gjuhës shqipe në kushtetutë
Partitë politike shqiptare qoftë ata të pushtetit ose opozitare njëzëri kërkojnë ridefinimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Aktualisht, gjuha shqipe në Kushtetutë njihet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë.
Sipas tyre thuhet se “ka ardhur koha që të hiqet termi ‘20%’ dhe zëvendësimi i të njëjtit me formulim adekuat siç është ‘gjuha shqipe’ dhe ‘populli shqiptar’”.
Opozita maqedonase me kërkesa të tjera
Nga ana tjetër, opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja kanë pranuar kërkesën sa i përket ndryshimit të statusit të gjuhës shqipe, mirëpo ndërkohë kanë dalë me kërkesa të tjera që nuk u shkojnë për shtati shqiptarëve.
Ata thonë se duhet të hiqet nga Kushtetuta parimi për mbrojtjen e bashkësive etnike ose të shqiptarëve nga mbivotimi dhe nga përcaktimi tjetër kushtetues që parasheh garantimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
“Unë asnjëherë nuk kam qenë kundër, pajtohem absolutisht se kjo përqindje duhet të zhduket, në vend të ‘ligjit për përdorimin e gjuhëve që e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve’, kur shumë thjesht mund të quhej ‘ligji për përdorimin e gjuhës shqipe’. Por, unë gjithashtu pres që të ndërtojmë shoqëri e cila bazohet në cilësi, kompetencë, të mos jetë një shoqëri në të cilën profesioni do të jetë përkatësia etnike, të mos i nënçmojmë njerëzit me badenter balansues”, ka deklaruar kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Megjithatë, kjo për partitë shqiptare nuk është e pranueshme, meqenëse bëhet fjalë për dispozita thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sinjal tjetër për vështirësinë e realizimit të ndryshimeve kushtetuese është edhe kundërshtimi i opozitës maqedonase ndaj marrëveshjes me Bullgarinë të cilën e vlerësojnë si të dëmshme për interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase.
Takimi i liderëve partiakë me kryeministrin
Lidhur me ndryshimet kushtetuese, kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, këtë fillimjavë realizoi një takim me liderët e partive politike me ç’rast nuk u arrit konsensus i përbashkët. Pavarësisht epilogut të këtij takimi, Kovaçevski e vlerësoi si pozitive rrjedhën e takimit dhe si një hap përpara, takim në të cilin partitë i prezantuan qëndrimet e tyre.
Sipas tij, “të gjitha partitë politike janë dakord se procesi evropian, në përputhje me përcaktimin strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, është një proces mbipartiak dhe gjithëpërfshirës”.
Partitë e vogla me kërkesa reciproke ndaj Bullgarisë
Ndërkohë, partitë më të vogla maqedonase ndryshimin e Kushtetutës e kanë kushtëzuar me njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari.
“Kërkoj që kjo të kushtëzohet me njohjen e pakicës maqedonase që jeton në Bullgari dhe ne duhet të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët që bashkëkombësit tanë të realizojnë të drejtat e tyre kombëtare në shtetin fqinj”, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Vetoja e Bullgarisë, kushtet dhe afatet për ndryshimet kushtetuese
Kujtojmë se në vitin 2017 Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, që synonte kapërcimin e dallimeve mes dy vendeve, por në vend të kësaj raportet mes tyre u tensionuan deri në vendosjen e vetos nga ana e Bullgarisë në nëntor të vitit 2020.
Ndryshimet kushtetuese bëhen me dy të tretat e votave në Kuvend ose me 80 vota të deputetëve nga 120, sa numëron institucioni ligjvënës.
Shumica parlamentare përbëhet nga 63 deputetë dhe pa mbështetjen e opozitës nuk do të mund të miratohen ndryshimet, që janë të domosdoshme pasi parashihen në kornizën e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Por, bisedimet reale ose për kapitujt nuk do të mund të nisin pa plotësimin e kushtit kryesor që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës dhe këtë Maqedonia e Veriut ka afat të bëjë deri në përfundimin e procesit të skriningut, ose të verifikimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së, në nëntorin e vitit të ardhshëm./TRT/
G20 Nga BBC Një parajsë idilike me palma dhe ananas, diell, rërë dhe qetësi është ajo që ju vjen në mendje ku...
Grafitet UKRAINË- Artisti i njohur i grafitit Banksy ka zbuluar punën e tij më të fundit në një ndërtesë të sh...
Tommie T Hanks SHBA- Eshtrat e një ushtari amerikan janë identifikuar 72 vjet pasi ai u vra dhe u shpall i zhdukur gjatë Luftës së...
Foto ilustruese BRITANI- Gjatësia duket se është një problem serioz për meshkujt, të cilët kanë gjetur një m&e...
AUSTRALI- Një anije turistike me rreth 800 pasagjerë me Covid-19 është ankoruar në Sydney, Australi. Anija e lundrimit Majestic Princ...
UKRAINË- Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Bjellorusi, në muajin shkurt, të dy vendet i...
Autori GREQI- Alarmi pushoi së rëni, trileri përfundoi, por diku aty filloi misteri për personin që çoi në një al...
Kosove KOSOVË- Mëngjesin e sotëm Kosova është zgjuar nën bardhësinë e dëborës në dy nga zonat m...
Aksident KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë ku janë plagosur tetë...
Kherson Nga Corriere della sera Pa gdhirë, kur ishte ora tre në Itali, të gjitha forcat ruse në bregun e djathtë të lum...