Bota

Lufta në Ukrainë/ Njerëzit festojnë në rrugë fitoren! Zelenskyy: Kherson është i yni. Kremlini: Rajoni mbetet rus

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka falenderuar banorët e Kherson për qëndrueshmerinë e tyre përballë predhave ruse që godisnin pa pushim qytetin, duke qenë se Kherson ishte një nga qytetet më të sulmuara që në fillim të luftës. Trupat ruse që u tërhoqën nga Kherson hodhën në erë të paktën shtatë ura në rajonin jugor. Midis këtyre katër janë në lumin Dnieper, duke përfshirë Urën strategjike Antonovsky.

12 Nëntor 2022, 08:05 Nga e.k
Lufta në Ukrainë/ Njerëzit festojnë në rrugë
Qytetarëte në Kherson

UKRAINË- Largimi i trupave të ushtrisë ruse nga qyteti i Kherson në Ukrainë është pritur me festime nga qytetarët, te cilët kanë vërshuar në rrugë me flamuj në krahë duke festuar fitoren e shumëpritur të arritur me shumë sakrifica dhe forcë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka falenderuar banorët e Kherson për qëndrueshmerinë e tyre përballë predhave ruse që godisnin pa pushim qytetin për 262 ditë, duke qenë se Kherson ishte një nga qytetet më të sulmuara që në fillim të luftës. Trupat ruse që u tërhoqën nga Kherson hodhën në erë të paktën shtatë ura në rajonin jugor. Midis këtyre katër janë në lumin Dnieper, duke përfshirë Urën strategjike Antonovsky.

"Jam i lumtur të shoh sesi njerëzit, pavarësisht nga të gjitha kërcënimet, pavarësisht represionit dhe abuzimit të pushtuesve, i çmuan flamujt ukrainas, besuan në Ukrainë. Kherson është i yni", tha Zelensky.

Ai kishte dhe një mesazh për presidentin rus Vladimir Putin, të cilit iu drejtua me fjalët se Ukraina nuk do të dorëzohet. Zelenskyy u bëri thiorrje ushtarëve rusë që janë të fshehur në qytet që të dalin dhe të dorëzojnë armët duke u garantuar jetën. Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se mbi 30,000 ushtarë dhe 5,000 automjete ushtarake e armatime janë transferuar në bregun e majtë të lumit Dnipro. Ndërsa ministri i Jashtëm Ukrainas Dimitri Kuleba shprehet se lufta vazhdon.

Në një deklaratë ministri ukrainas i Mbrojtjes Dimitri Kuleba shprehet se në një ditë janë liruar mbi 3 mijë kilometra katrorë në rajonet e pushtuara. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një bisedë telefonike që zhvilloi me homologun francez Emannuel Macron e ka falenderuar për mbështetjen që Franca i ka dhënë vendit të tij në këto kohë të vështira. Sipas mediave të huaja gjatë bisedës telefonike Zelenskyy është shprehur se ndihet me fat që ka një mik si Macron.

"Këta hapa përpara do të vazhdojnë derisa flamujt e Ukrainës të fluturojnë mbi të gjitha qytetet dhe fshatrat e Ukrainës. Jam i lumtur që kam aleatë si ju dhe populli francez krah për krah me ne në këtë udhëtim", tha Zelenskyy.

Ndërkohë Kremlini këmbëmngul që rajoni i Kherson-it është sërish në diktatktin rus duke u shprehur se mbi 70% e territoritë është nën drejtimin e tyre. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha se Moska vazhdon ta shohë rajonin si pjesë të Rusisë.

lufta rusi-ukraine rusi ukraine volodymyr zelenskyy vladimir putin

Sondazh

Poll