Bota

Kriptovalutat dështuan! SBF është...pa asnjë kacidhe– Nga 16 miliardë përfundoi pa asnjë dollarë brenda 5 ditëve

Ky ishte kolapsi më i madh i përjetuar ndonjëherë nga një miliarder brenda një dite.

11 Nëntor 2022, 21:54 Nga k.m.
Kriptovalutat dështuan! SBF është...pa asnjë kacidhe–
Sam Bankman-Fried (SBF)

SHBA- Deri pak ditë më parë, pasuria e Sam Bankman-Fried (SBF) vlerësohej nga Bloomberg se kishte një pasuri prej 16 miliardë dollarësh. Megjithatë, sot, sado e çuditshme që tingëllon, nuk ka as edhe 1 dollarë.

Ky ishte kolapsi më i madh i përjetuar ndonjëherë nga një miliarder brenda një dite. Sipas Bloomberg, kjo është tërësisht për shkak të kolapsit të bursës më të madhe në botë të kriptomonedhave. Më në fund, të premten FTX shpalli falimentin. Ajo që ka ndodhur gjatë gjithë javës në tregun e kriptove do të thotë që FTX tani vlen zero (fjalë për fjalë).

Pavarësisht se janarin e kaluar, kapitali i kompanisë amerikane kaloi 8 miliardë dollarë, kjo gjë nuk vazhdoi sepse FTX u shterrua nga fondet pasi klientët nxituan të tërhiqnin paratë e tyre duke shënjuar një nga kolapset më të shpejta në vitet e fundit.

Përveç FTX, SBF zotëron gjithashtu një aksion prej 500 milionë dollarësh, por Bloomberg beson se këto aksione do të përdoren si garanci, pra nuk mund të përfshihen në pronën e amerikanit. Bazuar në vlerësimet e përditësuara, pasuria e sipërmarrësit të ri (lindur në 1992) është pothuajse zero, megjithëse në fillim të javës arriti në 16 miliardë dollarë. Madje, në një moment ajo kishte prekur edhe shumën prej 26 miliardë dollarësh, që “përkthehet” në një nga humbjet më të mëdha dhe më të shpejta të parave në disa vitet e fundit.

sam bankman-fried sbf ftx

Sondazh

Poll