Bota

Merr me postë 300 gr kokainë, arrestohet shqiptari në Maltë (EMRI)

38-vjeçari me banim në Maltë ra në kurthin e policëve të cilët zbuluan pakon postare të dyshuar, por vendosën ta telefonojnë për të kryer “dorëzimin e kontrolluar”.

11 Nëntor 2022, 20:50 Nga A.B

Merr me postë 300 gr kokainë, arrestohet shqiptari në Maltë

MALTA- Një shqiptar është arrestuar nga policia pasi është zbuluar me kokainë. Sotir Hoxhaj, tërhoqi një pako postare brenda së cilës kishte 300 gram kokainë.

38-vjeçari me banim në Maltë ra në kurthin e policëve të cilët zbuluan pakon postare të dyshuar, por vendosën ta telefonojnë për të kryer “dorëzimin e kontrolluar”.

Shqiptari doli për të marrë pakon postare kur u thirr në telefon nga agjentët e policisë, dhe për tërheqjen e saj paraqiti dokumente të falisfikuara. Ditën e sotme gjykata vendosi ta lerë pas hekurave, ndërsa ai tashmë akuzohet për import dhe përdorim kokaine, jo për përdorim personal, si dhe për falsifikim dokumentesh.

Burimi: Timesofmalta

arrestohet shqiptari ne malte malte sotir hoxhaj

Sondazh

Poll