Bota

Kriptovalutat/ Platforma amerikane FTX drejt falimentimit, drejtori i saj jep dorëheqjen

Rënia e shpejtë e FTX ka tronditur botën e kriptomonedhës. Kjo pasi grupi deri atëherë konsiderohej si platforma e dytë më e madhe në botë dhe një nga lojtarët më të fortë në këtë sektor.

11 Nëntor 2022, 18:23 Nga A.B
Kriptovalutat/ Platforma amerikane FTX drejt falimentimit, drejtori i saj jep
Themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried

SHBA- U desh vetëm një javë që gjigandi i kriptomonedhës FTX të lëkundet dhe të rrezikojë falimentin. Platforma amerikane FTX njoftoi ditën e sotme nisjen e procedurës për ta vendosur veten në falimentim, në të njëjtën kohë kur u njoftua edhe dorëheqja e menaxherit të saj të përgjithshëm, Sam Bankman-Fried.

“FTX Trading dhe afërsisht njëqind e tridhjetë kompani të lidhura me FTX Group kanë hyrë në  procedurat vullnetare të Kapitullit XI [Akti i Falimentimit të SHBA] për të “vlerësuar dhe monetizuar asetet ”, tha FTX në një deklaratë të postuar në Twitter.

Ndër filialet e kompanisë që preken nga kjo procedurë, janë dy platformat e shkëmbimit të kriptomonedhave.

Në vazhdën e dorëheqjes së tij, Bankman-Fried u zëvendësua në krye të FTX nga John J. Ray III. 

Rënia e rrufeshme

E ndodhur në më pak se një javë, rënia e shpejtë e FTX ka tronditur botën e kriptomonedhës. Kjo pasi grupi deri atëherë konsiderohej si platforma e dytë më e madhe në botë dhe një nga lojtarët më të fortë në këtë sektor.

Shkatërrimi u shkaktua pas zbulimeve në shtyp, duke raportuar keqmenaxhimin e fondeve të klientëve të saj nga FTX, si dhe hetimet e nisura nga autoritetet amerikane për shëndetin e dobët financiar të grupit. Ky i fundit theksoi se platformës i duheshin 9.4 miliardë dollarë për t'u rikuperuar.

Rivali i saj kryesor, platforma Binance, ofroi të blinte FTX të martën mirëpo tërhoqi ofertën të nesërmen, pasi u zbuluan elementë të rinj. Sipas Binance, problemet e hasura nga FTX janë përtej kontrollit të tyre dhe përtej aftësive për të ndihmuar.

Burimi: BBC

ftx kriptomonedha sam bankman fried

Sondazh

Poll