Bota

Lot, emocion dhe përqafime, dalin pamjet e para të ushtarëve ukrainas që hyjnë në Khersonin e çliruar(VIDEO)

Ndërkohë kanë filluar publikimet e imazheve të ushtarëve ukrainas që mbërrijnë në zona të ndryshme të qytetit Kherson teksa përqafojnë qytetarët dhe mbajnë flamurin kombëtar në duar.

11 Nëntor 2022, 16:41 Nga d.a.
Lot, emocion dhe përqafime, dalin pamjet e para të ushtarëve
Pamje nga Kherson

UKRAINË- Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se Kherson po kthehet në kontrollin ukrainas dhe njësitë e ushtrisë po hyjnë në qytet. Në një postim në Facebook, ata i bënë thirrje çdo ushtari rus të mbetur në qytet që të dorëzohet menjëherë.

Ndërkohë kanë filluar publikimet e imazheve të ushtarëve ukrainas që mbërrijnë në zona të ndryshme të qytetit Kherson teksa përqafojnë qytetarët dhe mbajnë flamurin kombëtar në duar.

Videot e para të postuara në mediat sociale treguan ushtrinë duke mbërritur në një lagje perëndimore. Tani kemi pamje të ushtarëve të përqafuar teksa vendosin një flamur jashtë selisë kryesore të policisë në rrugën Liuteranska, e cila është thellë në jug të qytetit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se tërheqja e saj nga qyteti përfundoi vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, kështu që ndryshimi i pushtetit në Kherson po ecën me shpejtësi. Nuk e dimë ende se ku do të arrijë ende ushtria ukrainase në Kherson.

Por në orën e kaluar kemi parë edhe video të një turme jashtë ndërtesës kryesore të administratës në qendër të qytetit duke pritur një burrë dhe një grua me uniformë dhe duke brohoritur "ZSU, ZSU!", inicialet për forcat e armatosura ukrainase.

lufta ukraine-rusi rusia terhiqet nga kherson

Sondazh

Poll