Bota

"Rrugët do të jenë me gjak dhe trupat do fluturojnë kudo", media serbe merr email kërcënuar për bombë

Siç thuhet në e-mailin e dërguar në redaksinë e Blic, që ka mbërritur nga adresa e firmosur “Uck Uck”, rrugët do të jenë të mbushura me gjak dhe trupat do të fluturojnë në të gjitha drejtimet.

11 Nëntor 2022, 16:07 Nga d.a.
"Rrugët do të jenë me gjak dhe trupat do fluturojnë
Policia serbe

SERBI- Një tjetër email kërcënues me një raport për bomba të vendosura gjoja në qytete anembanë Serbisë, është marrë mëngjesin e sotëm.

Siç thuhet në e-mailin e dërguar në redaksinë e Blic, që ka mbërritur nga adresa e firmosur “Uck Uck”, rrugët do të jenë të mbushura me gjak dhe trupat do të fluturojnë në të gjitha drejtimet.

“E shoh që po luftoni akoma, bagëti të neveritshme nacionaliste, nuk keni mësuar asgjë, nuk ka mjaftuar bombardimi i NATO-s, nuk po hiqni dorë nga ideja e “Kosovës serbe”. Nëse NATO nuk ju detyronte të hiqni dorë. Nëse ju gjenerata e parë e UÇK-së nuk ju detyruat të dorëzoheni, ne do t'ju detyrojmë, duke ju çuar luftën në shtëpitë, banesat, kompanitë, zyrat, në rrugët tuaja, ashtu siç vratë civilë të pafajshëm në Kosovë, në Bosnje, në Kroaci, tani do të shihni se si është kur një masakër bëhet në rrugët e qyteteve tuaja”, thuhet në email.

Krahas kërcënimeve, përmendet edhe “gjenocidi i vitit 1913”, si në “Masakra e Raçakut”, si dhe përmenden edhe lokacionet ku thuhet se janë vendosur e-bomba.

“Rrugët e Beogradit, Novi Sadit, Prijepoljes, Kraljevës do të jenë plot gjak, organet e fryra të njeriut do të fluturojnë në ajër, do të ngjiten në mure. Mendoni se e kemi harruar gjenocidin e vitit 1913? Dhe ne nuk e kemi harruar, ashtu siç nuk e kemi harruar masakrën e Reçakut, ashtu siç nuk kemi harruar asnjë civil të vrarë në Kosovë. Hakmarrja në radhë të parë ka për qëllim njerëzit që ne i konsiderojmë më përgjegjës për krimet dhe politikën terroriste të shtetit serb. Tani që do të ketë dëme kolaterale në ato vende, merrni me mend, kush e ka fajin kur punojnë me apo për ju femrat çetnike. Zvonko dhe Milan, ne do të pimë gjakun tuaj”.- vijon emaili.

Emaili i referohet vdekjes së presidentit Aleksandër Vuçiç, Milorad Dodik, Vladimir Putin, Zvonko Veselinoviç, Milan Radoiçiç, “ideologjisë së madhe terroriste serbe” me mesazhin “Liri Kosovës”.

alarm per bombe ne beograd aleksander vucic

Sondazh

Poll