Bota

4 vjet nga arratisja e Gruevskit, askush nuk mban përgjegjësi sesi kaloi kufirin me Shqipërinë

Sipas informacioneve të atëhershme, Gruevski kaloi fillimisht në Shqipëri, në Mal të Zi dhe Serbi, prej ku mbërriti në Hungari ku edhe mori azil politik.

11 Nëntor 2022, 15:54 Nga d.a.
4 vjet nga arratisja e Gruevskit, askush nuk mban përgjegjësi sesi
Gruevski

MAQEDONIA E VERIUT- Si sot 4 vite më parë, ish-kryeministri dhe ish-kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut pas lëshimit të një urdhër arresti ndaj tij.

Sipas informacioneve të atëhershme, Gruevski kaloi fillimisht në Shqipëri, në Mal të Zi dhe Serbi, prej ku mbërriti në Hungari ku edhe mori azil politik.

Ende nuk është e qartë kush e ka ndihmuar që të arratiset pa rënë në gjurmët e autoriteteve, vetëm dihet se në Hungari ka hyrë sipas rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një intervistë për mediat e atjeshme, Gruevski theksoi se nga Maqedonia e Veriut ka dalë shumë lehtë dhe se i takon shtetit të zbulojë nëse kufirin me Shqipërinë e ka kaluar në mënyrë ilegale apo legale. Maqedonia shpalli urdhërarrest për Nikolla Gruevskin dhe deri më tani disa herë ka kërkuar ekstradimin e tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Gruevski në Hungari ka statusin e azilit politik.

Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.

gruevski ne arrati

Sondazh

Poll