Bota

Rrezikon 'fillimin e pandemisë'! Dënohet me burg blogerja tajlandeze, postoi video duke ngrënë lakuriq nate

Phonchanok Srisunaklua ngarkoi video duke ngrënë supë me lakuriqët e natës.

10 Nëntor 2022, 17:25 Nga A.B
Rrezikon 'fillimin e pandemisë'! Dënohet me burg blogerja
Phonchanok Srisunaklua

TAJLANDË- Një blogere tajlandeze është dënuar me pesë vjet burgim pasi ka filmuar veten duke ngrënë supë me lakuriq nate të ngordhur. Phonchanok Srisunaklua postoi një klip prej 1 minutë e 40 sekonda në kanalin e saj Gin Zap Bep Nua Nua në YouTube ku kafshët e ngordhura shihen duke notuar në një supë.

Duke i përshkruar lakuriqët e natës si 'të shijshme' dhe duke i krahasuar me 'ngrënjen e mishit të papërpunuar' ajo shihet duke i copëtuar kafshët dhe duke i zhytur në një salcë pikante të quajtur Nim Jam.

Videoja mori shumë komente të cilat paralajmëronin pasojat shëndetësore.

Njëri tha: 'Nëse do të vdesësh, vdis vetëm. Askush nuk do t'ju fajësojë. Por ju do të jeni të mallkuar nëse filloni një pandemi.'

Një tjetër tha: 'Ju e vendosni veten në rrezik. Nëse sëmureni, mos u shqetësoni duke i ngarkuar mjekët dhe infermierët.'

Ajo postoi një video tjetër duke kërkuar falje për atë ç'ka kishte bërë duke u shprehur se nuk i konsumojë më lakuriqët e natës./DailyMail

phonchanok srisunaklua tajlande

Sondazh

Poll