Bota

"Tërheqja do të ishte progres i fortë për Ukrainën", Sunak telefonon Zelenskyyn pas largimin të tyre nga Kherson

Një zëdhënës i kryeministrit tha se të dy liderët thanë gjithashtu se ishte e drejtë të shprehej kujdes për tërheqjen "derisa flamuri ukrainas të ngrihej mbi qytet".

10 Nëntor 2022, 17:35 Nga d.a.
"Tërheqja do të ishte progres i fortë për
Sunak dhe Zelenskyy

BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë së ciëls ranë dakord që çdo tërheqje ruse nga qyteti i pushtuar i Khersonit do të demonstronte "progres të fortë" për forcat ukrainase, ka thënë zyra e Sunak.

 Një zëdhënës i kryeministrit tha se të dy liderët thanë gjithashtu se ishte e drejtë të shprehej kujdes për tërheqjen "derisa flamuri ukrainas të ngrihej mbi qytet".

"Kryeministri vlerësoi trimërinë e forcave të armatosura ukrainase dhe përsëriti mbështetjen e palëkundur ushtarake, ekonomike dhe politike të Mbretërisë së Bashkuar."- tha zëdhënësi.

volodymyr zelenskyy rishi sunak lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll